22 kilogramë e 500 gr marijuanë dhe një “Volskwagen” u sekuestruan sot nga policia e Vlorës, ndërsa tre persona u arrestua dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Burime zyrtare nga polica bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar "Treblova 1", është vënë pranga është vënë 46-vjeçari Mehmet Mehmetaj, banues në fshatin Treblovë, 49-vjeçari Xhafer Rrapaj, banues në Selenicë dhe 30-vjeçari Julin Buza, banues në fshatin Babicë e Madhe.

Ndërsa, në kërkim është shpallur 40-vjeçari A.G., banues po në fshatin Babicë e Madhe.

Në banesën e Mehmetaj në fashatin Treblovë të Vlorës, është gjetur lënda narkotike, e fshehur dhe e vendosur nëpër 3 thasë të bardhë me thurje, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia, që shtojne së “nga hetimet e kryera, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale në bashkëpunim me njëri-tjetrin”.

Lënda narkotike së bashku me automjetin tip "Volskwagen" me targë: VL6409C, në pronësi të Julin Buzës, janë sekuestruar nga policia.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)