Një familje në Vlorë ka denoncuar në polici zhdukjen e djalit të saj 28-vjeç me inicialet Z.P.

Mësohet se i riu është larguar nga shtëpia në datën 9 shtator por që prej asaj dite nuk kanë komunikuar me të e nuk kanë mësuar asgjë rreth tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se nuk është hera e parë që djali largohet nga shtëpia  pasi ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Familja ka bërë apel për ndihmë në mënyrë që të gjendet sa më shpejt djali i tyre.
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com