VLORË - Një i moshuar është ndarë nga jeta ndërsa udhëtonte në autobusin e linjës Himarë-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15. Kanë qenë pasagjerët të cilët konstatuan se 60-vjeçari Namik Muho me banim në Vlorë nuk kishte shenja jete.
 
Pasagjerët ishin nisur nga Himara për në Tiranë dhe në Panaja kuptuan se i moshuari ishte i pajetë. 60-vjeçati udhëtonte i vetëm dhe ishte ulur në një nga sediljet e autobusit.
 
Pas lajmërimit nga pasagjerët, policia po vijon hetimet për të zbardhur shkakun e vdekjes. 

Paraprakisht dyshohet se i moshuari të ketë humbur jetën për shkaqe natyrore, pasi mund të ketë pësuar një atak kardiak.

*Foto ilustruese

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)