VLORË - Një investim prej 8 milionë eurosh i Qeverisë shqiptare për sistemimin e ujrave të zeza të qytetit të Vlorës, është jashtë funksionit.
Ai ka nisur në vitin 2005 nga firma zbatuese “Kamataqis”, e cila më pas falimentoi, duke u përfunduar nga një tjetër, “Alob Star”. Megjithatë, impianti sot është jashtë funksionit.
Ky investim parashikonte që ujrat e zeza të qytetit ët Vlorës të mblidheshin në zonën e përpunimit në afërsi të Pyllit Të Sodës nëpërmjet pesë nënstacioneve në pika të ndryshme të Vlorës.
Sot, siç duket dhe nga pamjet, ky nënstacion është jashtë funksionit. Drejtorja e ndërmarjes së Ujrave në Vlorë, Varvara Gjika tha se “shpesh i kemi hequr nga funksioni pompat për të mos u djegur, pasi shpesh here këto të fundit thithnin dhe mbetje.
Gjika shprehet se si pasojë e mosfunksionimit, njësia kryesore e nënstacionit është shkatëruar dhe për këtë, ditën e hënë do të jenë në Vlorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujrave, specialistë të firmës “Alb Star” e së shpejti ky rrjet do të vihet në punë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com