VLORE - 90 familje në qytetin e Vlorës jetojnë në kushte ekstremisht të vështira, teksa banesat e tyre janë kabinat e plazhit të vjetër të cilat ndodhen mes lagështirës, ujërave të zeza dhe mbeturinave. 

Ata janë strehuar në këto banesa që prej viteve ’90, teksa institucionet e asaj kohe i shpërndanë si banesa sociale. 

vlore familjet

Dhe sikur të mos mjaftonin këto që prej ditës së premte, këto familje janë pa energji elektrike. 

Banorët shprehen se ata kanë një kontratë më Bashkinë e Vlorës me një vlerë 30 mijë lekë të vjetra dhe asnjëherë nuk u është kërkuar sahat për energjinë. 

vlore familjet

Përpos mungesës së energjisë sic duket edhe në pamje këto familje jetojnë mes mbetjeve, ku mundësia e marrjes së ndonjë sëmundje i frikëson cdo dite duke i bërë thirrje institucioneve vendore të hedhin sytë drejt tyre. 


Ndërkohë instancat shtetrorë heshtin përballë kësja situatë.

vlore familjet

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)