VLORE- Përveç plazhit dhe pikave të shumta turistike që ofron vija e bregdetare e Vlorës, një problem shqetësues për turistët e shumtë që përzgjedhin këtë qytet për të kaluar pushimet është ndotja akustike.
Ndonëse akti normativ mbi diskot dhe mbi mjetet e tjera që gjenerojnë zhurmë mbetet në fuqi, edhe këtë vit mesa duket, zhurma e lartë do jetë sërish një shqetësim për pushuesit.
Sipas drejtorit të Agjensisë Rajonale të Mjedisit, Geron Gurabardhi, është e pamundur të mbahet nën kontoll ndotja akustike në të gjithë territorin e qarkut.
Gurabardhi ndër të tjera shtoi se “subjektet të cilat do i tejkalojnë normat e ndotjes akustike, do jenë objekt i gjobave dhe masave të tjera ndëshkimore”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com