Arrestohet nga policia për shkak së drejtonte automjetin në gjendje të dehur, nuk pranon ta dërgojnë në degë.

Shoferi ishte duke drejtuar automjetin tip “Audi” në Vlorë, kur Policia e Qarkullimit Rrugor e ndaloi dhe i ushtroi kontroll alkoli me aparatin Drager. Nga kontrolli rezultoi se shtetasi me të dhëna: Denis Zeneli, 31 vjeç, banues në Vlorë, po e drejtonte automjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

Denis Zeneli, së bashku me pasagjerin me të dhëna: Kiço Zeka, 35 vjeç, banues në Vlorë, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë duke i penguar që të ushtrojnë detyrën e tyre.Të dy shtetasit janë arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore.


Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë Vlorë, për veprat penale ''Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt'' dhe ''Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim'', të parashikuar nga nenet 291 dhe 236/2 e 25 të Kodit Penal.

 

d.gj/ Shqiptarja.com