Vlorë, asgjësohen 127 bimë kanabis
arrestohet një person/FOTO

127 bimë kanabis janë asgjësuar nga policia e Vlorës, në fshatin Rexhepaj, të cilat ishin të kultivuara në dy parcela.

Bimët narkotike janë gjetur në vendin e njohur si “Korije e madhe” dhe behet e ditur se janë asgjësuar me anë të djegjes.

Gjithashtu blutë e Vlorës kanë arrestuar 42- vjeçarin Riza Mehmetaj, banues në fshatin Rexhepaj, pasi pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ishte personi i cili kishte kultivuar bimët narkotike.

Njoftimi i policisë:
Në vijim të zbatimit të planeve të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin si edhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëvë narkotike Cannabis Sattiva, policia ka vijuar kontrollet edhe në fshatin Rexhepaj.

Strukturat e Policisë të Komisariatit Vlorë, më datë 03.08.2017, gjatë kontrollit të territorit që kanë ushtruar në fshatin Rexhepaj, Selenicë, në vendin e quajtur ''Korija e madhe'', kanë konstatuar të kultivura 2 parcela me bimë narkotike Cannabis Sattiva, me rreth 127 bimë.

Nga verifikimet dhe hetimet e kryera nga specialistët e hetimit të narkotikëve , kanë arrestuar në flagrancë si posedues të kultivimit të këtyre bimëve narkotike shtetasin :
- Riza Mehmetaj, 42 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Selenicë.

Pas komunikimit që është bërë me Prokurorin, këto bimë janë asgjësuar me anë të shkuljes dhe djegjes. Materialet janë referuar në Prokurori ndaj tij për veprën penale '' Kultivim i bimëve narkotike'' , parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

kanabis vlore
(Foto nga parcela ku bimët narkotike ishin duke u kultivuar)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati