Policia e Vlorës ka asgjësuar 9 parcela me rreth 1970 bimë narkotike të llojit "Cannabis sattiva" në fshatin Lapardha të Vlorës.

Këto bimë narkotike u gjetën të mbjella në vendit e quajtur "Pylli Millona", ku në mesin e  këtij pylli, u konstatuan 9 parcela të hapura posaçërisht për mbjelljen e 1170 rrënjëve në tokë dhe 800 kubikë të ndara nëpër arka plastike, me lartësia deri në 15 cm.

U bë asgjësimi i tyre me djegie.

Policia po punon për zbulimin dhe kapjen e kultivuesve.

Redaksia Online
Shqiptarja.com