VLORË - Banorë të fshati Kocul në Vlorë prej pesë ditësh kanë hyrë në greve urie kundër kompanisë naftë nxjerrëse, Transatlantik, e cila operon prej vitesh në këtyre zonave.

11 banorë të fshatit janë ngujuar në një banesë të braktisur, ndërsa shume prej tyre kanë paraqitur edhe probleme shëndetësore.

Banorët kërkojnë shtrimin e rrugës nga ana e kompanisë ashtu siç ishte premtuar më herët.

Kërkesa tjetër e grevistëve ka të bëjë më punësimin e banorëve të zonës, pasi sipas tyre kompania prej vitesh nuk punëson banorët e fshatit.

Ndërkohë kërkesat e tyre deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)