Banorët e lagjes Partizani në Vlorë kanë nisur protestat pas mungesës së ujit të pijshëm prej një kohë të gjatë. Banorët kanë bllokuar rrugën dhe qarkullimin e automjeteve në këtë lagje pas indiferencës së treguar nga autoritet vendore, dhe ndërmarrjes së ujësjellësit.
Me anë te kesaj proteste banorët kanë kërkuar të drejtën e tyre për furnizim me ujë të pijshëm, dhe kanë paralajmëruar, se do të vijojnë me protesta deri në plotësimin e kërkesës së tyre.
Banorët shprehen të shqetësuar se kanë 20 vjet me këtë problem, por kohët e fundit problemi është bërë alarmant. “ Jemi ankuar në ndërmarjen e ujësjellësit dhe kemi kërkuar në disa institucione shtetërore për zgjidhjen e këtij problemi”, -shprehen ata.
Ata shprehen të shqetësuar se për këtë problem që i shqetëson prej vitesh kanë marrë vetëm premtime e sidomos në kohë zgjedhjesh, por asgjë nuk ka ndryshuar konkretisht.
E vetmja gjë që ka ndryshuar, por që ata e quajnë një gënjeshtër është ardhja e ujit me kohë të pjesshme, por edhe kjo për shumë pak kohë rreth një muaj.
Ata për të zgjidhur këtë problem kanë gjetur mënyra alternative si psh. Furnizimi me ujë tek banorët e lagjieve të tjera, ndërsa jo rrallë herë ata detyrohen të blejnë ujë nga autobote të cilat i blejnë kundrejt pageses së 500-1000 lekë të reja.
Ata shprehen të vendosur për të vazhduar protestën deri në realizimin e kësaj kërkese minimale.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com