VLORË-Bllokohet rruga që lidh fshatin Kuç me fshatrat e tjerë përreth, për shkak të motit të keq dhe erozionit.

Në fshatin Kuç të Vlorës, erozioni ka sjellë si pasojë shkarjen e rrugës e ndërsa rruga është gërryer nga vërshimi i lumit të Vlorës, i ngarkuar nga reshjet e shiut.

Rruga është bërë e rrezikshme dhe e pakalueshme si për automjetet ashtu edhe për banorët. Ky fenomen ka çuar në izolimin e fshatit Kuç nga fshatrat e tjerë që prej ditës së djeshme. 

[gallery]25630[/gallery]

d.gj/ Shqiptarja.com