VLORE - Mbasditen e sotme, përveç reshjeve dhe përmbytjeve në zonën e Myzeqesë, probleme pati edhe në zonat malore të qarkut të Vlorës. Qafa e Llogarasë u gjend papritur sot nën reshjet e dendura të dëborës duke bllokuar dhjetra automjete në të dyja krahët e rrugës. Për rreth 4 orë nuk pati asnjë ndërhyrje nga Drejtoria e Pastrimit të Rrugëve. Më pas, një skrep e hapi rrugën në një korsi dhe e bëri të kalueshme duke hedhur skorje. Llogaraja kalohetr vetëm me një korsi dhe me zinxhirë që prej orës 19:00.

Sot, banorët janë gjetur mes të ftohtiti dhe dëborës papritur. Shpërngulja e ndërmarrjes së mirëmbajtes së rrugëve nga Vlora drejt Gjirokastrës shpesh herë bën që në raste emergjence të mos gjenden në terren për t'u ardhur në ndihmë automjeteve.

hh
(Pamje nga Qafa e Llogarasë sot pasdite)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com
)