VLORE -Reagoni në kutinë e votimit”, kjo ka qenë kërkesa e kandidatit të PD për Bashkinë e Vlorës, Genci Deromemaj, në takimin me banorë të zonës së Pusit të Mezinit. Në këtë takim banorët shprehën shqetësimet e tyre për kushtet e vështira të jetës, mungesën e infrastrukturës, kanalet e ujërave të zeza, mungesën e ujit të pijshëm dhe të tjerë problem. 

Deromemaj tha se, premtimet nuk janë mbajtur, duke renditur rritjen e çmimit të energjisë elektrike, mungesën e investimeve, papunësinë e lartë, por mbi të gjitha përçarjen që po tenton të bëjë maxhoranca, ndërmjet deklaratave të orientimit të votës. 

Zona e Pusit të Mezinit, ka nevoja imediate, lehtësisht të zgjidhshme nga Bashkia e Vlorës dhe pas 21 qershorit, do të ketë vullnet për punë të mira për qytetin vecoi kandidati demokrat.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)