Policia e Vlorës jep detaje në lidhje me përplasjen me armë zjarri tek rrethrrotullimi i Çoles, ditën e djeshme, ku thuhet se pas një konflikti të çastit 34-vjeçari Q. M. ka qëlluar me armë zjarri mbi automjetin e drejtuar nga 25-vjeçari O. Ç.
Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar, ndërkohë policia ka sekuestruar dy gëzhoja dhe armët e dy personave të konfliktuar, ndërkohë 34-vjeçari i cili është person me precedentë penal është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.
Vlorë- Policia ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme tek rreth rrotullimi i Çoles !
Pas një njoftimi të marrë më datë 27.01.2018, rreth orës 14:00, se në lagjen '' 24 Maji'', tek rreth rrotullimi i Çoles është dëgjuar një e shtënë me armë zjarri, është ngritur grupi hetimor me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Si rezultat i punës intensive, kqyrjes së kamerave dhe hetimeve ka rezultuar se: Shtetasi Q.M., 34 vjeç, është afruar në këmbë pranë mjetit tip ''Renault Megane'', që drejtohej prej shtetasit O.Ç., 25 vjeç, dhe pasi janë konfliktuar për motive të dobëta e të çastit e ka kanosur këtë të fundit me armë zjarri pistolet duke qëlluar mbi automjet.
Si pasojë e të shtënës nuk ka patur të dëmtuar por vetëm thyerje të xhamave të mjetit.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete dhe 2 automjetet e shtetasve të përfshirë në konflikt.
Në përfudim të kryerjes së veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Q.M., si edhe po vijon puna për kapjen e ndalimin e tij.
Shtetasi Q.M., rezulton të jetë shtetas me precedent penal.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com