VLORË - Mot i keq, suferinë dhe erë e fortë ka shoqëruar Vlorën, mëngjesin e së hënës. Era ka kapur shpejtësinë 65 km në orë e për pasojë, trageti ka qëndruar në rade, brenda gjirit. Kapiteneria e Vlorës është e gatshme për çdo kërkesë për ndihmë e probleme në port.
Gjithë mbrëmjes, trageti për në Itali ka qëndruar në portin e Vlorës dhe mëngjesin e së hënës u detyrua të dilte në rade. Anijet e rënda janë në det të hapur, brenda gjirit, duke pritur të ankorohen vetëm pas qetësimit të detit. Moti i keq, përveçse se ka pezulluar trafikun detar dhe doganën, ka shkaktuar në qytet edhe një sërë dëmtimesh.
Aktualisht, moti në Vlorë vijon të jetë i keq dhe era fryn me shpejtësi nga drejtim jugor. Deti ka dallgë 6 ballëshe në breg, ndërsa më tej, mbi 8 ballë. Referuar shërbimit sinoptik, moti pritet të përmirësohet vetëm ditën e mërkurë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com