Premtimet nga shteti kanë qenë shumë të mëdha, por deri tani kanë mbetur vetëm të tillë dhe realiteti është po i njëjti për këtë shtresë njerëzish.
Sheshi OMONIA në Vlorë është kthyer në simbolin e të papunëve. Çdo ditë në këtë shesh mblidhen dhjetëra njerëz të cilët kërkojnë punë. Për këtë shtresë shpresat për të pasur një punë të rregullt janë shuar prej kohës, ata mezi presin të ndaloj një makinë dhe të gjithë turren për të bërë pazare me krahët e tyre vetë e vetëm të dërgojnë ca qindarka në shtëpi.
“S’ka punë fare, pa punë po rrimë. Kur gjemë punojmë kur nuk gjemë rrimë. Po bëjmë dy muaj pa punë. Puno një ditë rri 10 ditë.”, thonë punëtorët e krahut.
Punëtorët nuk janë vetëm nga Vlora, por edhe nga zonat e tjera, shumë prej tyre kanë më shumë se dy muaj që nuk kanë gjetur punë, ndërkohë që ushqimet i marrin me listë. Ata kanë kërkuar punë tek zyrat e punës, por deri më sot asnjë prej tyre nuk ka marrë asnjë përgjigje nga zyrat e punës.
“Nuk ka punë fare. Jam vetë i shtatë vetëm unë punoj. S’ka punë, ça qeverie është kjo. Kamë dy muaj pa punë fare.”, thonë punëtorët e krahut.
Sipas tyre sa herë që ka zgjedhje ka premtime për një ditë më të mirë, por pas votimit situata për ta mbetet po e njëjta, listat në dyqane sa vijnë e shtojnë faqet. Për këtë shtresë njerëzish muajt e dimrit cilësohen si mallkim, pasi mundësit për të gjetur ndonjë punë thuajse janë minimale.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO











