Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte rreth orës 19.30 në qytetin e Vlorës, në lagjen “Pavarësia”.

Sipas policisë automjeti që ka marrë flakë ishte tip benz me targa VL2090C dhe dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohet edhe mundësia e një zjarrëvenieje të qëllimshme.

Automjeti është në pronësi të 67-vjeçarit me inicialet J.Gj, banues në lagjen "10 Korriku",  i cili e kishte parkuar atë në rrotonton e Skelës. Nga flakët është dëmtuar vetëm pjesa e pasme e makinës.

vlore digjet makina

vlore digjet makina

vlore digjet makina

vlore digjet makina

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)