Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë.
Gentian H., teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në aksin rrugor, Vlorë-Orikum është pikasur nga policia duke drejtuar makinën e tij pa vendosur rripin e sigurimit dhe është ndaluar nga policia, e cila i ka kërkuar dokumentacionin e makinës.
32 vjeçari me dëshirën për të shmangur një gjobë të mundshme, kur i dorëzoi punonjësit të policisë dokumentat, brenda tyre kishte vendosur 500 lek të reja.
Mirëpo ky veprim i 32 vjeçarit ka bërë që policia ta arrestojë menjëherë në flagrancë.
Mesa duket drejtuesi i mjetit që qarkullonte pa rrip nuk e ka menduar se shmangia e një gjobe do e çonte në burg.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike''.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com