Policia e Vlorës ka ndërhyrë duke shpëtuar dy fëmijë, me ndihmën e mjeteve ujore  pranë zonës së njohur si uji i ftohtë.

Menjëherë pas telefonatës së nënës së fëmijëve, kanë vajtur në vendngjarje dhe kanë konstatuar se dy adoleshentët ishin futur thellë në ujë saqë nuk kishin mundur të dilnin nga deti, deri në momentin që nëna e tyre, shtetësja, A.GJ, kërkon ndihmën e Policisë.

Fëmijët me iniciale I.GJ - 15 vjeç dhe A.GJ- 13 vjeç, janë shpëtuar nga patrulla e Policisë së rendit dhe ajo e kufirit me ndihmën e një mjeti lundrues, jashtë rrezikut për jetën.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)