Vlorë, festohet “Nata e bardhë”
mes muzikës "Rock" dhe panairit

Vlorë, festohet “Nata e bardhë”<br />mes muzikës "Rock" dhe panairit
VLORE- Vlora ka gjalluar mbrëmjen e djeshme si rrallë herë. “Nata e bardhë”, e organizuar në kuadër edhe të ditës ndërkombëtare të rinisë ka gjalluar sheshin “Pavarësia” në Skelë, ku qindra qytetarë e vizitorë kanë shijuar muzikën deri në orët e para të mëngjesit.
 
Epiqendra e mbrëmjes ishte koncerti i organizuar në bashkëpunim edhe me “British Counsil” dhe bashkinë e Vlorës, ku të ftuar ishin dy grupe britanike, të cilët përgjatë gjithë natës kanë dhuruar muzikë “Rock” apo “Rrock and roll” për qindra spektatorë.
 
Ata kanë shprehur vlerësim për Shqipërinë, duke e cilësuar si një vend të jashtëzakonshëm.
 
Në aktivitet merrte pjesë edhe deputeti i PS, Erion Veliaj, i cili tha se “mbrëmje të tilla i shërbejnë zhvillimit të turizmit dhe promovimit të vlerave të këtij qyteti”.
 
Ndërsa drejtori i Turizimit, Ilir Metaj, tha se “kjo iniciativë do të bëhet traditë në qytetin e Vlorës”.
Të rinjtë kanë dëfryer për disa orë në shesh dhe kanë shijuar pijet e ofruara aty, por nuk munguan vizitorët kuriozë e të apasionuar pas historisë, suvenireve apo librave.
 
Deri në orët e para të mëngjesit, “Nata e bardhë” i ka dhënë një tjetër dimension dëfrimi vlonjatëve dhe turistëve që e kanë zgjedhur Vlorën, ndërsa normalisht mundësitë për t’u argëtuar duhet dhe nevojiten të jenë më të mëdha në qyetin bregdetar gjatë gjithë sezonit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator