Një furgon mallrash ka përplasur në orët e para të mëngjesit të sotëm një motor duke bërë që drejtuesi i këtij të fundit të humbë jetën si pasojë e plagëve të marra.
 
Sipas policisë, aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 03:35, në lagjen "Kushtrimi" në kryqëzimin e rrugëve pranë vendit të quajtur "Ish-Gjykata e Vjetër", ku një mjet motorr tip "Sarabeo-gaz" me targë: AG462, me drejtues Edison Kosova 30 vjeç, është përplasur me një mjet tjetër tip "Furgon mallrash" me targë: AA298EC, me drejtues Rami Rama, 56 vjeç.

Policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e furgonit, Rami Rama ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)