Nga Vlora në një inspektim të institucioneve në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Etilda Gjonaj ka konfirmuar edhe njëherë problematikat që hasin qytetarët lidhur me zyrat rajonale te regjistrimit të pasurive dhe ALUIZNI-t.
Çështjet e pronave mbeten ende problematike ka theksuar Gjonaj, një problematikë që gjatë viteve është edhe abuzuar nga zyrat e regjistrimit të pasurive, por edhe nga zyrat e ALUZINI-t, në të cilat ka ende problematika të lidhura me mbivendosjen e pronave, një çështje që ende mbetet shqetësuese
Ministrja e Drejtësisë ka theksuar se një agjenci e posaçme do të jetë në funksion të qytetarëve, duke përfshirë të gjitha këto institucione tashmë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. "Problematika e pronave duhet të marrë fund, ose me saktë të vihet në rrugën e zgjidhjes, pasi problematikat jane ende prezente, por mbi të gjitha të zgjidhet situata e zvarritjeve që qytetarët kanë hasur dhe hasin në zyrat e institucioneve të posaçme", ka thënë Gjonaj.
Ministrja ka folur me gjuhë të ashpër lidhur me abuzimet në zyrat e instuticioneve, duke kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve, për të denoncuar problematikat dhe abuzimet, ndërsa për punonjësit do të shkohet deri në ndjekje penale.
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com