VLORE - Godet kamarjeren me thike, tenton ta vrasë dhe me armë, por ndërhryja e menjëhershme e policisë ka parandaluar këtë ngjarje që mund të kishte pasoja vërtet tragjike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një prej lokaleve në Vlorë. Policia ka arrestuar 28 vjecarin Elis Dollani i cili ka goditur fillimisht me thikë kamarjeren me iniciale A.K. në bar “Vjosa” te vendi i quajtur “Plazhi i Vjetër” në këtë qytet.
Ende nuk dihen motivet e konfliktit, por policia tha se fillimisht ishte njoftuar nga disa dëshmitarë se te ky vend disa persona jane konfliktuar me thika me njëri tjetrin.
Policia pas këtij njoftimi shkoi menjëherë në vendngjarje. 28 vjecari Dollani sapo ka parë patrullën e policisë ka hedhur përtokë një armë zjarri dhe ka tentuar të largohet. Nga ndjekja e menjëhershme është bërë e mundur dhe kapja e tij në afërsi të lokalit. Policia sekuestroi një armë zjarri fishekë dhe një sasi të vogël bime narkotike.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com