VLORË- Një 33 vjeçar në qytetin e Vlorës është vënë në pranga pasi sipas policisë mësohet se ka qëlluar me thikë babain e tij.

Burime policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ervin Ismailin, që rezulton të jetë i sëmurë mendor i cili pas një konflikti fizik me të atin, 71 vjeç e ka goditur atë me thikkë disa herë.

Sipas policisë, i moshuari ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës në rrezik për jetën, ndërsa konflikti sipas bluve të Vlorës ka ndodhur për motive banale, në katin e 4, të një pallati në lagjen "24 Maji" ose ndryshe e quajtur: lagjia e Çoles.

Pas kësaj ngjarje policia ka arrestuar 33 vjeçarin për veprën penale "Plagosje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë".


Redaksia Online
(u.s/Shqiptarja.com)