VLORE-Pas vjedhjes më armë të komunës Horë-Vranisht, në fshatin Vranisht të Vlorës qëndron vetë arkëtari I kësaj komune. Ai është 55 vjecari Bektash Bashaj prej kohësh më detyrë inspektor shërbimesh dhe arkëtar në këtë komunë. Policia e Vlorës ka zbardhur sot të plotë ngjarjen e rëndë të një dite më parë kur një person I armatosur dhe I maskuar hyri në zyrën e financës së komunës, kërcënoi arkëtaren dhe mori nga kasaforta shumën prej 300 mijë lekësh. Grabitësi I armatosur dhe I maskuar u ndihmua nga financiari 55 vjecar, i vënë tashmë në pranga. Sipas policisë 5 minuta para se të ndodhte ngjarja Bektash Bashaj ka qënë jashtë ambjenteve të komunës dhe I ka dhënë celësat e zyrës dhe kasafortës një personi të paautorizuar për të hapur zyrën dhe kasafortën ku ndodheshin lekët dhe pikërisht në këtë moment ka ndodhur dhe vjedhja. Policia ka arrestuar në flagrancë 55 vjecarin për veprën penale “shpëdorim detyre”. Ndryshe nga sa u tha një ditë më parë mbi arrestimin e një përsoni në pyll si autorin e grabitjes komunikata zyrtare e policisë së Vlorës sqaron sot se I vetmi I vënë në pranga deri tani është arkëtari I komunës qe besohet se ka ndihmuar grabitësin.
GRABITJA
Dje rreth orës 08.30 një person i armatosur dhe me maskë ka hyrë në ambientet e godinës së komunës Horë Vranisht, në fshatin Vranisht dhe ka vjedhur paratë rezervë që ndodheshin në kasafortë e komunës.Pas kësaj grabitësi ka shtënë në ajër dy herë përpara godinës së Komunës dhe është larguar menjëherë. Ngjarja ndodhi në fshatin rreth 1 orë e 45 minuta larg qytetit të Vlorës. Burimë nga policia e Vlorës thonë se vec arrestimit të arkëtarit të komunës ka identifikuar dhe grabitësin me maska dhe është vënë në ndjekje të tij. (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com