VLORË - Pas përmbytjeve në zonën e Vlorës, dëmi ekonomik mbi kulturat bujqësore dhe ushqimin e bagëtive mbetet problematik dhe i pallogartishëm.

Shemsi Roshi, përgjegjës i Sektorit të Këshillimit dhe Kooperimit Bujqësor në drejtorinë rajonale të ushqimit dhe bujqësisë tha se dëme pati kryesisht në të mbjella, pasi situata precipitoi shumë shpejt me reshjet.

Megjithatë, sipas tij, shtabi i emergjencave sëbashku me komunat e dëmtuara dhe drejtorinë rajonale të bujqësisë, po evidentojnë në terren dëmet. Gruri e misri si dhe foragjeret kanë qënë më të dëmtuara nga përmbytjet si pasojë e daljes së Vjosës nga shtrati, por duket sikur situata po ecën në të mirë të fermerëve, pas uji po tërhiqet dhe moti po ngrohet.

“Ne gjendemi ne terren”, - tha ai, -“dhe po evidentojmë dëmet në të gjitha kulturat bujqësore. Besoj se dëmi nuk do të ndikojë në prodhim në muajt pasardhës, megjithatë kjo mbetet për t’u parë, pasi jemi në përpunim e sipër të të gjitha të dhënave që na vijnë si nga agjentët tanë, ashtu edhe nga inspektorët në terren, nga shtabi i emergjencave në prefekturën e Vlorës, nga komunat dhe bashkitë, tokat e të cilave u përmbytën.

Orët e fundit, situata në Ultësirën perëndimore të Vlorës po vjen drejt normalizimit, pas tërheqjes së ujërave, por problemet mbeten ende në terren dhe për evdentimin total të tyre do të duhen ditë.

Foragjeret kanë pësuar më shumë dëme gjatë përmbytjet, krahas drithrave si grurë, misër, dëme. Shifrat e sakta të dëmeve nuk kanë dalë ende, pasi toka është akoma nën ujë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)