VLORË- Një 50- vjeçar është arrestuar mesditën e sotme pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16- vjeçar.

Në pranga ka rënë Kastriot Brahimaj, 50 vjeç, banues në Orikum.

Sipas njoftimit të policisë, 50 vjeçari nën efektin e pijeve alkoolike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes me iniciale E.B., 43 vjeçe dhe djalit të tij 16- vjecar me inicialet K.B.

Mbi 50- vjeçarin Kastriot Brahimaj rëndon akuza e dhunës në familje. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)