Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës. Për Klodian Dukaj, 20 vjeç, nga Vlora, Gjykata e qytetit bregdetar kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
 
Arrestimi i 20-vjeçarit u realizua ditën e sotme nga blutë e Vlorës, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga agjentët e policisë kriminale.
 
Mbi 20-vjeçarin rëndojnë edhe dy akuza të tjera, për "Largim nga vendi i aksidentit" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë te parregullt" .