Vlorë, karroca simbolike e Ismail
Qemalit në Muzeun e Pavarësisë
Karroca simbolike, me të cilën udhëtoi Ismail Qemali gjatë rrugëtimit të tij drejt Vlorës, në nëntor të vitit 1912, u vendos të dielën në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në qytetin e Vlorës.
VLORË- Karroca simbolike, me të cilën udhëtoi Ismail Qemali gjatë rrugëtimit të tij drejt Vlorës, në nëntor të vitit 1912, u vendos të dielën në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në qytetin e Vlorës.
Me këtë rast, në mjediset e këtij Muzeu u organizua një ceremoni për të improvizuar mbërritjen e kësaj karroce me ideatorin dhe Kryeministrin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku ishin të pranishëm qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve, gazetarë, artistë etj. Mes të ftuarve ishte edhe zoti Behar Selimi, ish deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ish gjeneral i Policisë së Kosovës, si dhe pjesëtarët e Ansamblit Folklorik “Lidhja e Prizrenit”, nga Prizreni. Karroca e Ismail Qemalit ne Muzeun e Pavaresise, Vlore Foto Harilla Koçi
Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Istref Dobi, e cilësoi eveniment plotësimin e relikeve të këtij objekti, me një element të tillë sikurse është karroca simbolike, që solli në Vlorë Ismail Qemalin, në ato ditë të lavdishme të nëntorit të 1912-ës, për të organizuar Kuvendin Kombëtar dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai falenderoi firmën “Shehaj Metal” që realizoi ndërtimin e karrocës, të ngjashme me atë që shfaqet në filmin “Nëntori i Dytë”, si dhe zotin Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së, që mbështeti realizimin e këtij projekti.Karroca e Ismail Qemalit ne Muzeun e Pavaresise, Vlore Foto Harilla Koçi (2)] Po ashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe zoti Behar Selimi që u ndal tek rëndësia që ka për të gjithë shqiptarët, Shpallja e Pavarësisë Kombëtare në 28 Nëntor të vitit 1912.
Ansamblet folklorike “Lidhja e Prizrenit”(Prizren) dhe “Ismail Qemali”(Vlorë), dhanë një koncert për të pranishmit. Karroca simbolike, do të qëndrojë në oborrin e godinës së Muzeut Kombëtar të Pavarësisë. Në këtë shesh, janë vendosur edhe bustet e anëtarëve të Qeverisë së Pavarësisë
(Marrë nga ATSH)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
11.7%
-
Opozitës
11.7%
-
Qytetarëve
76.6%
Vota total: 77
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Demokratja Kamala Harris takohet me tre kandidatët e mundshëm për nënpresident
4 Gusht, 23:30
-
Namir Lapardhaja: Po këta sikur thanë se tani që u bashkuan, do i tregonin vendin Ramës
4 Gusht, 23:04
-
Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme
4 Gusht, 22:52
-
Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i kutive! KZAZ nuk konstatoi asnjë të parregullt, pritet të nis numërimi
4 Gusht, 22:44
-
Arben Meçe: Klima ekstremiste në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi
4 Gusht, 22:25
-
'Opozita humbi kohë me çështjen Beleri', Indrit Sefa: Gjikuria u identifikua vetëm para 30 ditësh
4 Gusht, 22:22
-
Mero Baze: Të gjithë ata që tradhtuan Petro Gjikurinë
4 Gusht, 22:15
-
Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famëkeqe 6 milje detit
4 Gusht, 22:08
-
Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera
4 Gusht, 21:34
-
'Himara mori vëmendje se fitoi një kandidat minoritar', Jordan Daci parashikon: Diferenca kësaj here do jetë e madhe
4 Gusht, 21:33
-
Shtëpia e Bardhë: Rritja e pranisë ushtarake në Lindjen e Mesme, masë parandaluese për uljen e tensioneve
4 Gusht, 21:25
-
Gazetari Nura: E njoh Tavon, eurodeputetët grekë më folën me superlativa për të! Edhe Ramësi i intereson të sheshojë marrëdhëniet
4 Gusht, 21:18