Zëri i ngritur nga qytetarët si dhe problematikat e pasqyruara në media, duket se do të marrin një zgjidhje. Një investim prej afro 670 milionë lekësh të vjetër pritet t’i japi një pamje tjetër Unazës së Vlorës. Sipas kryetarit të bashkisë Dritan Leli i cili ka ndjekur nga afër punimet, afati për përfundimin e punimeve do të jetë tre muaj si dhe premton se do të plotësojë të gjithë parametrat bashkëkohore.
Gjithashtu ai shprehet se punimet e nëntokës është pjesa më e vështirë pasi kjo zonë ka vuajtur prej vitesh mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Kryebashkiaku i Vlorës Leli ka theksuar se me ritme të shpejta po punohet dhe në disa akse të tjera në qytet, ku sipas tij nuk e kanë njohur dorën e investimeve.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
