Policia e Vlorës ka sekuestruar 58 kg (kilogram) lëndë narkotike Canabis Sattiva, në një automjet në aksin rrugor Orikum-Vlorë. Blutë kanë konstatuar natën e mbrëmshme një automjet i cili po lëvizte në aksin rrugor Orikum-Vlorë, ku dyshohej se transportonte lëndë narkotike.
Menjëherë gjatë ndjekjes, Policia i ka dhënë shenjë për të ndaluar mjetit tip "Mitsubishi-Pajero" me targë AA 281 MZ, por automjeti ka shtuar shpejtësinë në drejtim të Vlorës dhe rreth 50 m afër kryqëzimit për në fshatin Radhimë, është gjetur i braktisur ndërsa autori ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.
Nga kontrolli i ushtruar brenda në automjet, seksioni për hetimin e narkotikëve ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 58 kg (kilogram) lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 3 pako, mbështjellë me qese celefoni ngjyrë kafe, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se në këtë vepër penale dyshohet se është i implikuar shtetasi Z.M., 33 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com