VLORE - Dega e Partisë Demokratike në Vlorë ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale. Në cilësinë e kreu të Grupit të Punës në Vlorë, në takim me kryesinë e degës së këtij qyteti mori pjesë edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth fushatës elektorale dhe mënyrës sesi ajo do të zhvillohet përball elektoratit shqiptar. Patozi theksoi se kjo degë do të jetë në pararojë të fitores në 23 qershor. Ai u tha të pranishmëve se mazhoranca aktuale është qeverisja e premtimeve te mbajtura, e cila në 8 vite mandat qeverisës u ka ofruar shqiptareve mirëqenie ekonomike.

Në fjalën e tij, kryetari i partisë demokratike të Vlorës Ardi Kollozi, shprehu bindje në fitoren e 23 qershorit duke premtuar se forca politike që ai përfaqëson do të vijojë me plotësimin e objektivave për një Shqipëri të integruar në Bashkimin Evropian.

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike në Vlorë Kryetari i PD Vlorë, Ardi Kollozi, bëri me dije strukturat e reja që do të krijohen në bazë të statutit e modeleve të funksionimit, e veç të tjerash u deklarua se emrat do të çohen në kryesinë qendrore për të marrë miratimin. Një tjetër pikë e rendit të ditës ishte edhe pajisja e anëtarësisë me teserat e reja dixhitale si dhe anëtarësimet e reja.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)