Në pranga ka rënë Lulëzim Kalaja, i cili më ka qenë më parë i dënuar për veprën penale të vjedhjes në Bashkëpunim.
Në momentin që 40- vjeçari ka qenë duke kryer vjedhjen e transformatorit ka qenë i shoqëruar edhe nga dy fëmijët e tij të mitur, K.K. 11 vjeç dhe T.K. 13 vjeç.
Kalaja ka është evidentuar nga ana e policisë si anëtar i një grupi kriminal që ka kishte aktivitet kriminal në drejtimin e vjedhjeve të transformatorëve dhe kabllove elektrike.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohet në flagrancë autori i disa vjedhjeve të transformatorëve në qytetin e Vlorës !
Shtetasi i evidentuar prej Policisë si anëtar i një grupi kriminal në aktivitetin kriminal të vjedhjeve së transformatorëve !
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë në DVP.Vlorë, në vijim të punës së tyre të pandërprerë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të aktiviteteve kriminale të rasteve të vjedhjeve të ndryshme të kryera, ditën e djeshme në lagjen ''24 Maji'', kanë arrituar të finalizojnë me sukses operacionin e koduar ''Transformatori'', ku është kapur dhe ndaluar një shtetas i cili për një periudhë të gjatë kohore ka qënë nën vëzhgimin policor si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të transformatorëve në qytetin e Vlorës.
Konkretisht, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin :
Lulëzim Kalaja, 40 vjeç, banues në Vlorë, (i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim).
Ky shtetas prej disa kohësh mbahej nën vëzhgim nga ana e Policisë dhe më datën 02.11.2017 është bërë e mundur kapja në flagrancë e tij si dhe dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal të këtij shtetasi ku dhe i është sekuestruar një sasie prej 60 litra vaj i cili rezulton i vjedhur.
Në momentin e konstatimit dhe ndalimit nga Policia ka qënë duke kryer vjedhjen e një transformatori në lagjen '' 24 Maji'', sëbashku me dy fëmijët e tij të mitur, shtetasit K.K. 11 vjeç dhe T.K. 13 vjeç, të cilët për shkak të moshës nuk do të procedohen penalisht.
Shtetasi Lulëzim Kalaja ka qënë i evidentuar nga ana e Policisë si anëtar i një grupi kriminal që kishte aktivitet kriminal në drejtim të vjedhjeve të transformatoreve dhe kabllove elektrik, (pronë e Kompanisë OSHEE dega Vlorë).
Prej Policisë po vazhdon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera prej këtij shtetasi.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale të ''Vjedhjes'' dhe ''Shkatërimi pronës'' , të parashikuara nga nenet 134 dhe 150 të Kodit Penal
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com








