VLORE - Një 46 vjeçar italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme nga ana e policisë së Vlorës. Në prangat e policisë kufitare të portit të Vlorës ka rënë shtetasi italian Donato Crastolla, 46 vjeç banues në Brindisi të Italisë.
Sipas policisë, arrestimi i tij u krye pasi Interpol Ankara e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrim”
Po sipas policisë, mësohet se 46 vjeçari italian është dënuar nga Gjykata e Izmirit në Turqi me 7 vjet burg për këtë vepër penale.
Tashmë italiani i arrestuar pritet të ekstradohet drejt Turqisë për të vuajtur dënimin e tij.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com