Me dhjetëra qytetarë të Vlorës dhe banorë të fshatrave përreth kanë dalë sot në protestë para bashkisë së qytetit bregdetarë, për t'i kërkuar kryetarit të bashkisë Dritan Lelit që të mbajnë premtimet. Me pankarta në duar me mbishkrime stop çezmave të thata dhe “uji është nevojë jetike dhe jo politike” ata i kanë bërë thirrje kryebashkiakut Leli që të mbajnë premtimet që ka dhënë.

Protesta e sotme është e dyta e cila është organizuar nga qytetarët dhe shoqëria civile, por edhe në protestën e parë edhe sot nuk kanë mundur të kontaktojnë me asnjë nga drejtuesit e bashkisë. Ata paralajmërojnë se do të vijojnë protestat deri përmbushjen e premtimeve. Ndërkohë gjatë gjithë kohës së protestës para bashkisë ka qëndruar një kordon policie.