VLORE - Nata e ndërrimit të viteve në qytetin e Vlorës nuk është shoqëruar me asnjë incident. Ndryshe nga vitet e tjera, sipas burimeve të policisë por edhe atyre në spital, nuk ka pasur asnjë aksident rrugor apo incident si pasojë e ndezjes së fishekzjarrëve. Përgjatë 24 orëve ne Vlorë ka mbizotëruar qetësia.
Vlonjatët kanë uruar vitin e ri dhe janë shprehur për A1 Report se në 2013 presin një jetë më të mirë me më tepër standarde dhe përmirësim të situatës ekonomike.
Përsa i përket festimit të ndërrimit të viteve, qytetarët vlonjatë kanë preferuar ta festojnë në ambientet e shtëpisë pasi çmimet e kripura të restoranteve apo ambienteve të tjera argëtuese kanë qenë të papërballueshme për shumë prej tyre.
(eç/em/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com