Vlorë, Rama dhe Veliaj shpërndajnë
pensionet e para me skemën e re

VLORE - Në qytetin e Vlorës janë shpërndarë pensionet e para sipas skemës së re e cila ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti. Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj kanë qënë të pranishëm në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Vlorës, ku është bërë shpërndarja e pensioneve të reja për disa të moshuar, të cilët tashmë në bazë të skemës së re përfitojnë pensione më të larta. Falë kësaj skeme është bërë e mundur rritja heqja e tavanit prej 240 mijë lekësh, duke mundësuar pensione që arrijnë mbi 300 mijë lekë për çdo pensionistë të ri.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha ky është një moment i rëndësishëm pasi tregon se reforma u bënë realitet. Sipas tij, falë skemës së re të gjithë ata që paguajnë rregullisht sigurimet shoqërore do të mund të marrin pensione më të larta.

 “Në 1 vit e gjysëm të qeverisjes tonë u bë e mundur që çdo kush që paguan rregullisht sigurimet shoqërore arrin të marrë pension më të lartë se me skemën e vjetër. Një mësues që për 35 vjet ka paguar sigurimet me formulën e vjetër do merrte 245 mijë lekë pension ndërsa me formulën e re pensioni shkon në 277 mijë lekë. Këto janë fakte që çdo pensionistë i vërteton në xhepin e tij”, tha kryeministri Edi Rama.

Nga ana e tij ministri Veliaj vuri në dukje faktin se ka shkuar në 93392 numri i personave të shtuar në listën e sigurimeve shoqërore, çka sipas tij tregon se skema e re ka kthyer besimin e qytetarëve te skema e re. Ministri Veliaj ka theksuar se kjo skemë e re bënë të mundur që të ketë pensione mbi 300 mijë lekë.

“Nëse në llogarisim sesi gjetëm sesi i gjetëm çështjen e punësimit dhe sigurimet shoqërore në vitin 2013 dhe atë që mbyllën në ditën e fundit të vitit 2014 diferenca e atyre që janë siguruar për herë të parë në sigurimet shoqërore është 93392 persona. Një skemë që ishte e falimentuar falë incentivave që ka dhënë reforma e re dhe falë amnistisë në fshat që është aplikuar nga reforma e re ka rritur të ardhurat e skemës me 100 milionë dollar ”, tha ministri Veliaj. 

Ministri dha dhe një lajm tjetër të mirë për gjithë pensionistët, kur deklaroi se brenda 6 mujorit të parë të këtij viti do ketë një rritje të dytë me 2% për të gjitha pensionet.

“Këto nuk do kishin sens nëse nuk do bënim një bilanc pozitiv për pensionistët shqiptarë. Vjet ne rritëm pensionet në gjysmën e dytë të vitit me 2 për qind dhe ne në gjysmën e parë të këtij viti do rrisin sërisht me 2 për qind pensionet”, tha ministri Veliaj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)