VLORE - Edhe institucionet shtetërore në qytetin e Vlorës janë pjesë e skandalit të mospagimit të sigurimeve shoqërore për punonjësit e tyre.
Nga ky skandal nuk ka shpëtuar as Drejtoria e Policisë së Vlorës që ka mangësi të theksuara ndër vite sa i përket shlyerjes së sigurimeve shoqërore për punonjësit e saj. Në listën e abuzuesve nuk mungojnë as Drejtoria Arsimore, Ujësjellësi i Himarës, Komuna Shushicë si dhe mjaft institucione të tjera.
Pranvera Resuli, Drejtoresha e Tatimeve në qytetin bregdetar pohon se 38 milionë lekë të reja i kushton buxhetit të shtetit mospagesa e sigurimeve shoqërore ndër vite të institucioneve të lartpërmendura.
“Detyrimet datojnë, le të themi nga viti 2005 të cilat vijnë për shkak të mospagesave, nëse i referohemi një totali që kemi se bashku e ritheksojmë të gjitha penalitet dhe gjobat që janë mbartur ndër vite në shkojmë në një total prej 500 milion lekesh në sigurime dhe 38 milion n ë këtë total zënë institucionet buxhetor. Ku disa prej tyre fillojnë me drejtorinë e policisë, drejtorinë tatimore, ujësjellës dhe disa komuna”, u shpreh Resuli.
Resuli tha se ky fenomen është i përhapur edhe në subjektet private të qytetit bregdetar shumë prej të cilave prej vitesh nuk paguanin sigurimet e punonjësve.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO