VLORE - Dy fëmijë të mitur janë rrëmbyer dhe më pas janë keqtrajtuar në zonën e pyllit të Sodës në qytetin e Vlorës.
Sipas fëmijëve, agresorët i kanë akuzuar për vjedhjen e disa dokumenteve, ndërsa më pas i kanë hipur në makinë dhe i kanë çuar në pyll, ku dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tyre. Sipas policisë dy agresorët janë vëllezërit Gazmend dhe Federik Hoxhaj, respektivisht 26 dhe 28-vjeçar, të dy banues në Vlorë.
"Na morën aty dhe na pyetën për disa dokumente të humbura. Ne i thamë që nuk dinim asgjë, pastaj thërritën një djalë tjetër dhe e pyetën këto janë ata, po u përgjigj ai. Pastaj na hipën në makinë dhe na çuan në një shtëpi pranë pyllit të Sodës dhe filluan të na ofendonin dhe më pas vunë dorë ndaj nesh, na qëlluan derisa sa arritëm t’iu shpëtonim nga duart", -tregojnë fëmijët.
Ka qenë nëna e fëmijëve ajo që ka lajmëruar uniformat blu për ngjarjen, ndërsa këta të fundit janë vënë menjëherë në ndjekje të tyre, deri sa bënë dhe arrestimin.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com