VLORE- Bordi i emergjencave civile pranë Prefekturës së Vlorës ka kryer inspektime në terren pasi situata metrologjike paraqitet tepër e rënduar. Erërat me fuqi të lartë, shirat e rrëmbyer ditët e fundit, deti me fuqi të lartë dhe shkarjet e dheut dhe masive shkëmbore në disa zona bënë që situata të monitorohej nga afër.

Bordi i emergjencave civile monitoroi edhe situatën e lumit Vjosë, i cili është fryrë si pasojë e prurjeve.

Situata në zonën e ujit të ftohtë gjithashtu paraqitet e rënduar në disa zona ku në bulevardin e ujit të ftohtë disa shkëmbinj kanë shkarë dhe disa të tjera rrezikojnë lokalet dhe shtëpitë. Po ashtu rrugët dhe disa lagje janë nën ujë si pasojë e kanalizimeve të bllokuara.

Nëse situata meteorologjike do të rëndohet si pasojë e shirave atëherë lumi Vjosë rrezikon të përmbytë fshatrat që shtrihen buzë tij.

(eç/shqiptarja.com)