Qytetarët e Vlorës ankohen për rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Të ardhurat e pakta nuk arrijnë të mbulojnë nevojat tyre për të blerë produktet e domosdoshme, tani që përballen edhe me abuzimin e çmimit të produkteve, situata bëhet e papërballueshme. Produktet ushqimore në tregun e pakicës kanë një rritje me 10 deri 15 % të çmimit, rritje të cilën e kanë pësuar më ndjeshëm produktet e importit. Ndërsa konsumatorët kanë më shumë interes për prodhimin vendas i cili ka edhe një çmim më ekonomik për ta.