Vlorë, rritet interesi i të huajve
për të birësuar fëmijë shqiptarë

Vlorë, rritet interesi i të huajve<br />për të birësuar fëmijë shqiptarë
TIRANE - Çiftet e huaj po kërkojnë gjithnjë e më shumë të birësojnë fëmijët shqiptarë, kështu shprehet Olta Ganaj, drejtoresha e shtëpisë së fëmijëve jetimë në Vlore.

“Interesi i çifteve të huaj për të birësuar fëmijë shpatarë është gjithmonë e në rritje” tha Ganaj. Në shtëpinë e foshnjës në Vlorë strehohen fëmijët e braktisur dhe qëndrojnë aty deri në moshën 6 vjeçare, më pas ata largohen për në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë ose në Vlorë.

Vitet e fundit është shënuar një kurbë në rritje e fëmijëve të cilët braktisen e lihen jetimë. Por ka edhe nga ato familje të cilat për shkak të kushteve të këqija ekonomike dhe si pasojë e divorceve dorëzojnë fëmijët e tyre nën kujdestarinë e edukatoreve dhe personelit të shtëpisë së fëmijës.

Aktualisht në këtë shtëpi qëndrojnë rreth 30 fëmijë të braktisur të moshës nga zero deri në 6 vjeç. Shtëpia e fëmijës në Vlorë është një nga më të vjetrat në Shqipëri.

Nga kjo shtëpi janë rritur dhe edukuar me qindra jetimë të cilët sot janë edhe në poste të veçanta pune, por ka edhe nga ata të cilët fati i keq i jetës së tyre i ka qëndruar i tillë gjata gjithë kohës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013

Redaksia Online
(b.m/sqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G