VLORE- Sekuestrohen 108 kg kanabis sativa në Vlorë dhe vihen në pranga dy vëllezër. Policia e Vlorës përmes operacionit të koduar “Zgjimi” ka bërë të mundur sekuestrimin e 108 kg lëndë narkotike “Cananabis sativa”, si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Edlir Ibrahimaj, 41 vjec dhe Androkli Ibrahimaj, vjec 42, banues në fshatin Velçë të Vlorës.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Edlir Brahimaj janë gjetur 93 kg lëndë narkotike të vendosur në 12 thasë me ngjyrë të bardhë, ndër pjesa tjetër prej 15 kg është gjetur në banesën e shtetasit Androkli Ibrahimaj e vendosur në 3 thasë.
Gjithashtu nga kontrolli përreth banesave të këtyre shtetasve janë gjetur edhe rreth 91 fidanë bime narkotike “canabis sativa” të cilat ishin të vendosura në në gota plastike ndërsa një pjesë tjetër e mbjellë në tokë, si dhe farë bime narkotike. Dy vëllezërit akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve si dhe kultivim të tyre”
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com