Plot 30 thasë me marijuanë janë sekuestruar pasditen e sotme nga policia e Vlorës. Lënda narkotike u arrit të kapej në kuadër të operacionit “Treblova”, ndërsa poseduesit e drogës kanë mundur të largohen.
 
Sipas policisë së Vlorës, janë 4 persona të dyshuar si posedues të lëndës narkotike, dhe po punohet për kapjen e tyre.