VLORE - Policia Kufitare e Vlorës ka sekuestruar mbrëmjen e sotme një sasi të konsiderueshme droge e llojit kanabis sativa.
Sipas informacione të para bëhet e ditur se nga kontrollet e ushtruara afër zonës së Karaburunit janë sekuestruar 300-400 kg drogë.
Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë bëjnë të ditur se ka nisur puna për identifikimin dhe arrestimin e poseduesve të drogës.
Sipas burimeve policore bëhet e ditur se lënda narkotike e sekuestruar do të trafikohej drejt vendit fqinj, Italisë. Dyshohet se droga e sekuestruar është braktisur nga poseduesit, të cilët janë larguar pas prezencës së policisë.
Redaksia Online
(a.ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com