Vlorë, shfrytëzoi 20-vjeçaren për
prostitucion, arrestohet tutori/Emri

VLORE- Policia e Vlorës ka arrestuar një person si të dyshuar për shfrytëzim prostitucioni. 

Në prangat e policisë ka rënë Mariglen Çunaj, 30 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Kavajë, pasi një ditë më parë u kallëzua penalisht nga K.L., 20 vjeçe, banuese në Vlorë, se ishte shfrytëzuar për prostitucion. 

Sipas kallëzimit të të resë, Çunaj ka ushtruar presion dhe dhunë fizike ndaj saj me qëllim që kjo e fundit të ushtronte veprën penale të prostitucionit kundër vullnetit të saj.

Policia bëri menjëherë shpalljen në kërkim të shtetasit të mësipërm dhe si rezultat të një pune të mirëorganizuar të strukturave përkatëse në ndjekje të autorit të dyshuar, u bë e mundur kapja e tij ditën e sotme në një rrugë të lagjes "Pavarësia" Vlorë.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është arrestuar disa herë për veprën penale të "Vjedhjes".

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni" neni 114 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen