Vlorë, tenton të përdhunojë të
miturën, arrestohet 20 vjeçari

VLORE - Një person u arrestua në flagrancë nga policia e Vlorës pasditen e djeshme, për marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Policia është njoftuar se një shtetas ka marrë me forcë një vajzë të mitur, ndërsa ka arrestuar 20 vjeçarin Sajmir Demaj, i cili po përpiqej të kryente marrëdhënie seksuale me të miturën.

Sipas policisë, 20 vjeçari, banues në Vlorë, ka qenë mjaft i dhunshëm dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë momentit të arrestimit flagrant, ndërsa njoftoi se ky shtetas ka precedentë të shumtë penal dhe është me rrezikshmëri kriminale.

VEPRIMTARIA KRIMINALE E SAJMIR DEMAJ
Në vitin 2008 Demaj është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me 6 muaj burg për veprën penale të vjedhjes.

Një vit më vonë, në 2009, ky shtetas i ka grabitur sendet personale shtetases L. P., duke e plagosur lehtë me thikë në grykë. Për këtë vepër penale ky shtetas është dënuar me 5 vjet burg, nga të cilat ka vuajtur një pjesë dhe është liruar me kusht.

Ndërkaq, në vitin 2011, Sajmir Demaj është arrestuar pasi iu gjet një paketë cigare brenda së cilës ndodhej një sasi bime narkotike e llojit Canabis Sativa.

Së fundi, më datë 09.02.2012 rreth orës 20:00 është arrestuar në flagrancë pasi ka fyer, sharë e më pas ka kundërshtuar me dhunë duke goditur punonjësin e policisë me iniciale A. I.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë