VLORE- Një 26-vjeçar nga Vlora u shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe armë e kryer në bashkëpunimin në korrik të 2014, është arrestuar ditën e sotme. Sihat Nazaj, nga Selenica, akuzohet se në bashkëpunim në 4 persona të tjerë ka tentuar t’u vjedhë me armë një sasi prej 20 mijë euro dy shtetasve nga qyteti i Korçës.
 
Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2014, ndërsa ditën e sotme është bërë i mundur edhe arrestimi i 26-vjeçarit.
 
Ndaj Sihat Nazajt, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)