VLORË-Policia ka vendosur në pranga njërin nga autorët e tentativës së vjedhjes një nate më parë në Selenicë, Armando Bendaj 19  vjeç.

Së bashku me dy persona të tjerë më datë 11.10.2017 rreth orës 02:30, në lagjen ''Partizani'' kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit N.Dh. 52 vjeç, duke hyrë nga dritarja e një prej dhomave të banesës.

Armando Bendaj është arrestuar, ndërsa në kërkim janë dy personat e tjerë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë'', parashikuar nga neni 134, 25 e 22 të Kodit Penal.

dy.b/shqiptarja.com